Tripapp është një aplikacion i krijuar për të zvogëluar dëmet e shkaktuara nga përdorimi i substancave psikoaktive.

Ne besojmë se kjo mund të arrihet duke i mundësuar njerëzve informacion të besueshëm dhe të sinqertë rreth drogërave, si  dhe duke përfshirë komunitetin përgjatë gjithë procesit.

Tiparet

  • all_TEST Paraqisni

Ne gjithashtu inkurajojmë përdoruesit e aplikacionit të ngarkojnë rezultatet e testeve  të metodave kolorimetrike që ata kanë kryer vetë, në mënyrë që ata të mund të paralajmërojnë njerëzit në këto zona për rrezikun e mundshëm. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në shtetet, ku shërbimet laboratorike të kontrollit të drogërave nuk janë ende në dispozicion

  • all_TEST Rezultatet

Informacion mbi pako/sasitë e rrezikshme të konstatuara. Kjo perfshin droga të cilat ndryshojnë nga ajo për të cilën janë shitur ose droga të cilat janë të përziera me substanca të tjera

  • all_TEST Dozë e zgjuar

Mundëson  të shkruani peshën trupore dhe të shihni për tabletat ekstazi që mund të konsiderohen të rrezikshme për peshën tuaj trupore 

  • all_TEST Përdorim i sigurt

Përmban informacione se si ju mund të reduktoni dëmet e shkaktuara nga përdorimi i substancave psiko-aktive. Këtu eksplorohen faktorët e lidhura me drogën,. Pritshmëritë, mjedisi dhe përzierja e drogërave

  • all_TEST Shërbime

Ndihmon të gjeni dhe të lidheni më shërbimet e zvogëlimit të dëmit në vendin që ndodheni

 

  • all_TEST Legjislacioni

Përshkruan pasojat ligjore mbi përdorimin, posedimin dhe shitjen e drogave për shtete të ndryshme

Bazuar në vendndodhjen tuaj, mund të kërkoni:

Shërbime për kontroll
të drogës
Shërbime mbi
shëndetin seksual
Dhoma të survejuara
të konsumimmit të drogave
Terapi Zëvendësuese
e Opioideve
Projekte mbi festa
/party të sigurta
Program i shkëmbimit
të shiringave

Shërbimi juaj nuk është në hartën tonë? Shtojeni më poshtë!

Rreth nesh

Triapapp u krijua nga tre organizata jo-qeveritare:

Youth Organisations for Drug Action
Help Not Harm
NEWNet
ZHVILLIMI I APLIKACIONIT

Gjatë krijimit të këtij aplikacioni ne kemi patur mbështetje të konsiderueshme teknike nga Insight Centre for Data Analytics of the National University of Ireland, Galway.

BURIMET E INFORMATAVE TONA

Përmbajtja e TripApp u krijua me mbështetjen e miqve tanë nga TripSitSocial Drug Policy InitiativeCrew2000 dhe European Monitoring Centre for Drugs and Drug Abuse.

FINANCIMI DHE MBËSHTETJA

Ky projekt nuk do mund të realizohej pa mbështetjen financiare të programit Erasmus+ të Bashkimit Europian.

Mbështetja e Komisionit Europian mbi krijimin e këtij aplikacioni nuk konsiston në miratimin e përmbajtjes së tekstit të aplikacionit, e cila reflekton pikëpamjet e autorëve. Thënë këtë Komisioni Europian nuk është përgjegjës mbi informacionet në përmbajtje.

MISIONI YNE

Ne besojmë se kjo mund të arrihet duke i mundësuar njerëzve informacion të besueshëm dhe të sinqertë rreth drogërave, si  dhe duke përfshirë komunitetin përgjatë gjithë procesit.

Ditët e sotme, tregu i drogës po ndryshon me hapa marramendëse, saqë mënyrat e vjetra të edukimit ndaj drogave nuk janë më të mjaftueshme. Hyrja në treg e shumë substancave të reja psikoaktive, rritja e rolit të internetit në tregtinë e drogës, ose shpikja e metodave të reja të prodhimit të substancave të caktuara, që rezultojnë me rritjen e potencës së substancës , janë të gjitha arsyet që na kanë bërë t’a rimendojmë se si duhet t’a përhapim informacionin për këto substanca.

Privatësia dhe Siguria

Ne e dimë që përdorimi i substancave psikoaktive është akoma tabu sociale dhe në shumë shtete, edhe posedimi i dozave të vogla të drogave është e dënueshme. Kjo është arsyeja kryesore që për ne, është shumë e rëndësishme ruajtja e privatësisë dhe sigurisë në TripApp.

Ne besojmë se rruga më e mirë për t’ju  mbrojtur, është duke mos ju kërkuar informacion personal. Ja pse, TripApp do t’ju kërkojë shumë pak të dhëna.

Ne nuk ju gjurmojmë përmes GPS, dhe në këmbim që t’ju nisim sinjale mbi praninë e substancave të rrezikshme në zonën përkatëse, ne do ju pyesim se në cilin qytet ndodheni. Mund t’a ndryshoni qytetin sa herë të doni.

Në mënyrë të ngjashme, ne do ju pyesim për emrin e qytetit që ju doni të dini më shumë, përsa i përket zvogëlimit  të dëmit, që të informohemi se për çfarë jeni të interesuar.

Një nga faktorët më të rëndësishëm, përsa i përket  faktit se çfarë doze e drogave të ndryshme është e rrezikshme, është pesha trupore. Sa më e ulët pesha trupore, aq më e ulët duhet të jetë edhe doza. Kështu që, nëse ju doni të merrni një sinjal përsa i përket dozimit që ju shkon për shtat, duhet që të shkruani peshën tuaj trupore. Ky informacion nuk gjendet në serverat e aplikacionit, ndaj ju duhet t’a shkruani dhe t’a kërkoni atë vetë.

Nëse vendosni të paraqisni rezultatet e metodave kolorimetrike, do t’i nënshtroheni disa pyetjeve. Aplikacioni do ju kërkojë të ketë akses tek fotot tuaja, në mënyrë të tillë që ju të ngarkoni foton e substancës, së bashku me raportin. Ky informacion mund të jetë i aksesueshëm për të gjithë përdoruesit e aplikacionit. Përsa i përket të dhënave identifikuese të përfshira në foto, si vendndodhja GPS ose emri i personit, do të fshihen në mënyrë automatike para se të ngarkohen në databazë.

Sistemi i operimit të aplikacionit është Firebase.

Shkarkoni Tripapp​

top-page