Ne besojmë se kjo mund të arrihet duke i mundësuar njerëzve informacion të besueshëm dhe të sinqertë rreth drogërave, si dhe duke përfshirë komunitetin përgjatë gjithë procesit.
Ne gjithashtu inkurajojmë përdoruesit e aplikacionit të ngarkojnë rezultatet e testeve të metodave kolorimetrike që ata kanë kryer vetë, në mënyrë që ata të mund të paralajmërojnë njerëzit në këto zona për rrezikun e mundshëm. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në shtetet, ku shërbimet laboratorike të kontrollit të drogërave nuk janë ende në dispozicion
Informacion mbi pako/sasitë e rrezikshme të konstatuara. Kjo perfshin droga të cilat ndryshojnë nga ajo për të cilën janë shitur ose droga të cilat janë të përziera me substanca të tjera
Mundëson të shkruani peshën trupore dhe të shihni për tabletat ekstazi që mund të konsiderohen të rrezikshme për peshën tuaj trupore
Përmban informacione se si ju mund të reduktoni dëmet e shkaktuara nga përdorimi i substancave psiko-aktive. Këtu eksplorohen faktorët e lidhura me drogën,. Pritshmëritë, mjedisi dhe përzierja e drogërave
Ndihmon të gjeni dhe të lidheni më shërbimet e zvogëlimit të dëmit në vendin që ndodheni
Përshkruan pasojat ligjore mbi përdorimin, posedimin dhe shitjen e drogave për shtete të ndryshme
Shërbimi juaj nuk është në hartën tonë? Shtojeni më poshtë!
Triapapp u krijua nga tre organizata jo-qeveritare:
Gjatë krijimit të këtij aplikacioni ne kemi patur mbështetje të konsiderueshme teknike nga Insight Centre for Data Analytics of the National University of Ireland, Galway.
Përmbajtja e TripApp u krijua me mbështetjen e miqve tanë nga TripSit, Social Drug Policy Initiative, Crew2000 dhe European Monitoring Centre for Drugs and Drug Abuse.
Ne besojmë se kjo mund të arrihet duke i mundësuar njerëzve informacion të besueshëm dhe të sinqertë rreth drogërave, si dhe duke përfshirë komunitetin përgjatë gjithë procesit.
Ditët e sotme, tregu i drogës po ndryshon me hapa marramendëse, saqë mënyrat e vjetra të edukimit ndaj drogave nuk janë më të mjaftueshme. Hyrja në treg e shumë substancave të reja psikoaktive, rritja e rolit të internetit në tregtinë e drogës, ose shpikja e metodave të reja të prodhimit të substancave të caktuara, që rezultojnë me rritjen e potencës së substancës , janë të gjitha arsyet që na kanë bërë t’a rimendojmë se si duhet t’a përhapim informacionin për këto substanca.
Ne e dimë që përdorimi i substancave psikoaktive është akoma tabu sociale dhe në shumë shtete, edhe posedimi i dozave të vogla të drogave është e dënueshme. Kjo është arsyeja kryesore që për ne, është shumë e rëndësishme ruajtja e privatësisë dhe sigurisë në TripApp.
Ne besojmë se rruga më e mirë për t’ju mbrojtur, është duke mos ju kërkuar informacion personal. Ja pse, TripApp do t’ju kërkojë shumë pak të dhëna.
Ne nuk ju gjurmojmë përmes GPS, dhe në këmbim që t’ju nisim sinjale mbi praninë e substancave të rrezikshme në zonën përkatëse, ne do ju pyesim se në cilin qytet ndodheni. Mund t’a ndryshoni qytetin sa herë të doni.
Në mënyrë të ngjashme, ne do ju pyesim për emrin e qytetit që ju doni të dini më shumë, përsa i përket zvogëlimit të dëmit, që të informohemi se për çfarë jeni të interesuar.
Një nga faktorët më të rëndësishëm, përsa i përket faktit se çfarë doze e drogave të ndryshme është e rrezikshme, është pesha trupore. Sa më e ulët pesha trupore, aq më e ulët duhet të jetë edhe doza. Kështu që, nëse ju doni të merrni një sinjal përsa i përket dozimit që ju shkon për shtat, duhet që të shkruani peshën tuaj trupore. Ky informacion nuk gjendet në serverat e aplikacionit, ndaj ju duhet t’a shkruani dhe t’a kërkoni atë vetë.
Nëse vendosni të paraqisni rezultatet e metodave kolorimetrike, do t’i nënshtroheni disa pyetjeve. Aplikacioni do ju kërkojë të ketë akses tek fotot tuaja, në mënyrë të tillë që ju të ngarkoni foton e substancës, së bashku me raportin. Ky informacion mund të jetë i aksesueshëm për të gjithë përdoruesit e aplikacionit. Përsa i përket të dhënave identifikuese të përfshira në foto, si vendndodhja GPS ose emri i personit, do të fshihen në mënyrë automatike para se të ngarkohen në databazë.
Sistemi i operimit të aplikacionit është Firebase.
Sign up and let us keep you updated!
© 2020 TripApp. All rights reserved